Qeveria e Italisë vendosi në zbatim masat e reja të rrepta për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të rasteve ditore me koronavirusin e ri (COVID-19) në javën e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dekreti i nënshkruar nga kryeministri Giuseppe Conte dhe ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, përfshin masa për të penguar rritjen e numrit të rasteve ditore, të cilat ditët e fundit janë rikthyer në nivelin e muajve mars-prill.
Me dekretin e fundit, është bërë e detyrueshme përdorimi i maskave përfshirë edhe në ambientet e hapura në mbarë vendin si dhe rekomandohet përdorimi i saj edhe brenda shtëpisë. Ndërkohë do të jenë të përjashtuar nga masa e përdorimit të maskës ata të cilët kanë probleme patologjike, personat që kryejnë sport dhe fëmijët nën moshën 6-vjeç.
Në të gjithë vendin do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura sallat për ballo dhe diskotekat. Bashkë me këtë do të jenë të ndaluara të gjitha aktivitetet festive në ambiente të hapura dhe të mbyllura. Në ceremonitë mortore dhe dasmave do të mund të marrin pjesë në maksimum 30 persona. Gjithashu rekomandohet fuqimisht që të mos ftohen më shumë se 6 persona në ftesat në pronat private.
Me dekretin e ri janë ndaluar shëtitjet me qëllim arsimor të shkollave dhe institucioneve arsimore dhe sportet amatore, si basketbolli dhe ndeshjet në kalçeto që përfshijnë kontakte.
Restorantet, baret, kafenetë do të mund të qëndrojnë të hapura deri në orën 00.00 nën zbatimin e rregullave të rrepta. Për të parandaluar tubimin përpara këtyre ambienteve është ndaluar edhe kryerja e konsumit në këmbë pas orës 21.00.
Masat në fjalë do të jenë të vlefshme për një periudhë 30 ditore dhe vlerësimi për zgjatjen apo jo të tyre do të bëhet sipas të dhënave pas një muaji.
Në 7 ditët e fundit në vend u regjistruan gjithsej 31.984 raste të reja. Në Itali u regjistrua një mesatare ditore me 4.569 raste duke shënuar një rritje me 97,2 për qind me një (mesatare 2.252) raste në krahasim me një javë më parë.
Kryeministri Conte në një deklaratë dje theksoi se nuk parashikohet sërish karantinë totale në vend dhe se po punojnë që kjo të mos ndodhë.
Qeveria në Itali, njoftoi javën e kaluar për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 31 janar 2021, në mënyrë që të mund të merrte shpejt masa kundër COVID-19 dhe të ndërhynte menjëherë ndaj krizës.
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...