Google ADS

Së paku 29 të vdekur nga përmbytjet në Vietnam

12:32 | 13 Tetor 2020
Arbresh.info

Së paku 29 persona e kanë humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të dendura në Viatnam, transmeton Anadolu Agency (AA).

Reshjet e stuhishme kanë goditur rajonet vietnameze Quang Nam, Quang Ngai dhe Quang Tri.

Enti për kontroll dhe parandalim të fatkeqësive natyrore në Vietnam njoftoi se gjatë përmbytjeve jetën e kanë humbur së paku 29 persona ndërsa 12 të tjerë llogariten si të zhdukur.

Në këto rajone të Vietnamit janë përmbytur së paku 13 mijë njësi banesore dhe më shumë se 4.000 hektarë të kulturave bujqësore.

Rrugët dhe infrastruktura tjetër është dëmtuar ndërsa të paktën 50 mijë persona u evakuuan nga vendbanimet më të rrezikuara.

Qindra pjesëtarë të ushtrisë vietnameze po ndihmojnë gjithashtu banorët e rajoneve të përmbytura.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme