Google ADS

Nuk respektoi vendimin e IKSHPK-së, i infektuari me koronavirus shoqërohet në polici

11:58 | 13 Tetor 2020
V. S.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Suharekë është shoqëruar në stacion policor një person, pasi që i njëjti ishte i infektuar me koronavirus dhe nuk kishte respektuar vendimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), dhe kishte dalë jashtë shtëpisë.

Sipas njoftimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme