Organizata për monitorimin e universiteteve publike në Kosovë “Demokracia Studentore” ka mbajtur konferencë për media lidhur me angazhimin e Isa Mustafës në Universitetin e Prishtinës.
Mexhid Ramusa përfaqësues nga Demokracia Studentore ka thënë se arsyeja pse janë këtu është për t’i demantuar deklaratat e Universitetit të Prishtinës dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, raporton Arbresh.info.
“Hulumtim ka të bëjë me uzurpimin që i kanë bërë politikanet UP-së. Njeri prej tyre është edhe kryetari Isa Mustafa që nga 2014 nuk është profesor i rregullt në ligjërata dhe merr rrogë nga UP, dhe asnjëherë që nga viti 2016 nuk ka qenë në ligjërata dhe është profesor i rregullt”, tha ai.
“Në bazë të hulumtimit që kemi bërë ai në vitin 2016 është pensionuar”, ka thënë Ramusa.
Ndryshe, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ditë më parë, ka reaguar ndaj lajmit se lideri i LDK-së Isa Mustafa është paguar nga viti 2016’të pa mbajtur mësim, diçka e tillë është mohuar nga UP. Në reagimin e Universiteti të Prishtinës thuhet se ndaj Mustafës nuk është ekzekutuar asnjë pagesë. Ndërsa bëhet e ditur se nga dhjetori i 2016-ës nuk është ekzekutuar asnjë pagesë nga UP-ja.
“Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” reagon ndaj qarkullimit në medie dhe në platforma të tjera online, të një lajmërimi që prof. dr. Isa Mustafa është duke u paguar nga ana e UP-së pa mbajtur mësim. Me anë të këtij sqarimi për medie dhe për opinion publik, informoheni që profesor Isa Mustafës nuk i është ekzekutuar asnjë pagesë nga UP-ja që nga dhjetori i 2016-tës”, thuhet në reagim.
Ushtarët e KFOR-it ndezin buldozerët, pastrojnë një kanal në...
Fitorja e Trump/ Von der Leyen bisedë telefonike me presiden...
Nis “tubimi i ndryshimit” i LDK-së
Diçka po “zihet” mes Bay T dhe Feros
E pamposhtur deri tani, Lazio synon të triumfojë edhe kundër...
Rama: Jam optimist për të ardhmen, Shqipëria gati të anëtarë...