Google ADS

Werder Bremen konfirmon rikthimin e Milot Rashicës në stërvitje

11:22 | 13 Tetor 2020
Arbresh Info

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica i është bashkuar skuadrës së Werder Bremen-it në stërvitje.

Rashica ishte i lënduar për më shumë se katër javë, andaj nuk arriti të ishte i pranishëm për ndeshjet e tetorit me “Dardanët”, shkruan portali arbresh.info.

Mirëpo, sot (e martë) sulmuesi i është bashkuar skuadrës në stërvitje dhe këtë e ka konfirmuar klubi gjerman.

Kujtojmë, se Rashica ishte i lidhur me kalimin të ndonjë skuadër tjetër e madhe evropiane, por gjithçka dështoi në momentet e fundit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme