Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetedy (52) aktakuza, kundër gjashtëdhjeteshtatë (67) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër njëzetedy (22) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër (1) personi.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...