Shqipëria ‘zgjohet e përmbytur’, probleme në Durrës, Vlorë dhe Tiranë

10:05 | 13 Tetor 2020
Arbresh.info

Reshjet e dendura të shiut kanë “pushtuar” vendin. Edhe gjatë natës shirat kanë rënë me një intesitet të madh, ku në qytetet si Tirana, Durrësi dhe Vlora janë përmbytur disa rrugë.

Kjo situatë ka sjellë edhe probleme me qarkullimin, pasi mëngjesin e sotëm, shumë makina kanë pasur vështirësi në lëvizje dhe ndërkohë është krijuar shumë trafik. Po kështu, për shkak të përmbytjeve të rrugëve edhe këmbësorët kanë vështirësi për të lëvizur.

Durrës
Ndërsa, në qarkun e Korçës ka probleme me energjinë elektrike. Mësohet se nuk ka energji elektrike për shkak të motit të keq në Pogradec, Maliq, fshati Zëmblak dhe Kolonjë. Fatmirësisht për shkak të reshjeve të shiut në qarkun e Korçës nuk raportohet për përmbytje, raporton dosja.

Tiranë
Gjithashtu raportohet për rënie gurësh në aksin Elbasan-Librazhd dhe kjo ka sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve. Sakaq, është përmbytur edhe një banesë në fshatin Gurabardh, nga përroi i Zaranikës.

Ndërkohë, parashikohet që gjithë java të jetëm me shira të dendur. Temperaturat kanë zbritur goxha në krahasim me ato të javës që lamë pas, duke lajmëruar ardhjen e dimrit. Vlerat luhaten nga 3-20 gradë Celsius.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme