Deputetja Duda Balje, ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit Driton Selmajan, pasi ky i fundit në foltoren e Kuvendit, iu tha deputetëve të VV-së se po ‘po fliste shqip dhe nuk e di pse nuk e kuptonin’ dhe se ‘po mos ta kuptonte Duda Balje ndoshta do të kuptonte”.
Ndaj kësaj, ka reaguar mjaft ashpër zonja Balje përmes një shkrimi në Facebook.
Vec tjerash, në reagimin e saj, Balje ka publikuar edhe e-mailin që Zyra e Zëvendëskryeministrit (Selmanaj) e ka nisur në llogari të deputetëve.
Aty është edhe përgjigja e shumëpërfolur e ditëve të fundit lidhur me raportimin për cështjen e të pagjeturve.
Deputetët e Vetëvendosjes, e patën akuzuar zv.kryeministrin Driton Selmanaj, se për të, cështja e të pagjeturve ‘është e konsumuar’.
Ndaj kësaj sonte në seancën e Kuvendit ka reaguar zv.kryeministri Selmanaj, duke thënë se ‘deputetët e Vetëvendosjes po shpifin’.
Ndërkohë ky është e-maili që ka nisur zyra e zv.km Selmanaj e që ka publikuar zonja Balje.
Aty vec tjerash thuhet:
“Kryeministri duke ushtruar detyrat dhe përgjegjësitë e tij Kushtetuese dhe në përputhje të plotë me parimet e transparencës dhe llogaridhënies, ka prezantuar në detaje rrjedhën e procesit të dialogut Kosovë – Serbi. Lidhur me këtë raportim, sic jeni në dijeni, është zhvilluar debat disa orësh në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Andaj, konsiderojmë që diskutimi i një cështjeje të tillë është konsumuar paraprakisht dhe se nuk është opurtune që për të njëjtën temë të raportohet përsëri”./periskopi/
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...