Shpenzimet globale për inteligjencën artificiale parashikohen të arrijnë deri në 110 miliardë dollaë deri në vitin 2024.
Shumë organizata botërore kanë filluar të zbatojnë inteligjencën artificiale për të rritur bizneset e tyre, transmeton portal arbresh.info
Prandaj, rritja e pritshme është 20.1 përqind në periudhën nga 2019 në 2024.
“Kompanitë do të përshtaten jo sepse munden por sepse u duhet. Kjo teknologji do të përmirësojë biznesin e tyre në çdo kuptim sepse do ta bëjë më të lehtë përpunimin e të dhënave që ata mbledhin dhe kështu do të jetë më e lehtë për t’i zbatuar ato në ato që ofrojnë, kërkojnë dhe dëshirojnë “, thotë Rita Joti, nënkryetare e inteligjencës artificiale në IDC.
Sa i përket vetë konsumit, rreth dy të tretat do të lidhen me softuerin dhe shërbimet, dhe pjesa tjetër me harduerin. Pjesa më e madhe e shpenzimeve të softverit do të lidhet me aplikacionet (14.1 miliardë dollarë), dhe pjesa më e madhe e shërbimeve do të lidhet me shërbimet e IT (14.5 miliardë dollarë). Nga ana tjetër, serverat do të dominojnë shpenzimet për komponentët e pajisjeve me 11.2 miliardë dollarë. Në të njëjtën kohë, softueri do të ketë rritjen më të lartë në pesë vjet – 22.5 përqind.
Globalisht, Shtetet e Bashkuara do të shpenzojnë më shumë se gjysmën e konsumit total të botës, Europa Perëndimore do të jetë në vendin e dytë dhe Kina do të jetë në vendin e tretë.
Rritja më e madhe e konsumit në pesë vjet do të jetë në Japoni (32.1 përqind) dhe Amerikën Latine (25.1 përqind).
Sipas asaj që parashikon IDC, inteligjenca artificiale do të përjetojë rritje shumë të lartë globale në çdo aspekt gjatë katër viteve të ardhshme./arbresh.info/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...