Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë nesër takimin e radhës në të cilin pritet të caktohet data për seancën e re plenare të legjislativit.
Në pikat e rendit të ditës që anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të kenë për diskutim janë pikat e papërfunduar, nga Seancat plenare, të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25, 28 shtator dhe 8 tetor 2020.
Pjesë e kësaj do të jetë votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, votimi i propozim-rezolutës nga raportimi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, votimi i propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Serbisë në territorin e Kosovës, përkatësisht në Karaçevë të Kamenicës dhe votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e pandemisë COVID-19.
Po ashtu, Kryesia e Kuvendit do të diskutojë në lidhje me përgatitjet për seancë të re plenare, pjesë e së cilës do të jenë për shqyrtim një sërë projektligjesh, si Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes Kosovë-Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë për kredi ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës – instrumenti për financim të sektorit publik për reagim emergjent ndaj COVID-19, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Po ashtu, pikë e rendit të ditës së seancës së re, për datën e së cilës pritet të caktohet nesër, do të jetë edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan.
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Peticione, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike, shqyrtimi i parë i Projekt Kodit Civil të Republikës së Kosovës, shqyrtimi i raportit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2019, emërimi i gjashtë anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas dhe zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...