Trusti publikon të dhëna lidhur me kursimet e kontributdhënësve

19:05 | 12 Tetor 2020
L G

Trusti ka publikuar të dhëna lidhur me kontributet që janë në këtë institucion.

Sipas këtyre të dhënave, të cilat janë publikuar në faqen e Trustit në Facebook, numri i kontributdhënësve në Trust është 639.264.

“Deri në 100 euro kursime i kanë mbi 100 mijë kontributdhënës. Mbi 100 deri në 1 mijë euro kursime i kanë mbi 212 mijë kontributdhënës, mbi 1 mijë euro kursime deri në 5 mijë i kanë rreth 195 mijë kontributdhënës, mbi 5 mijë deri në 10 mijë euro kanë kursimeve mbi 74 mijë kontributdhënës, mbi 10 mijë deri në 20 mijë euro të kursyera i kanë 40 mijë kontributdhënës, ndërsa mbi 20 mijë euro të kursyera i kanë mbi 12,944 kontributdhënës”.

Ndërkohe, Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike sot është miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, nëse kalon edhe në lexim të dytë, atëherë të gjithë ata që kanë kursime kanë të drejtën e tërheqjes së 10 për qind të kursimeve.

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme