Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se po raporton për herë të katërt për dialogun.
Hoti tha se dialogu ka filluar më 10 korrik në samitin e Parisit, ky samit ishte virtual.
“Në përputhje me parimet e dialogut, u krijuan trupat për dialog, u emërua edhe koordinatori për dialogun me Serbinë. Dialogu në Bruksel ka vazhduar në formën me koordiantorët, në Bruksel bisedohet ekskluzivisht për elementet e marrëveshjes së përgjithshme për njohje”, deklaroi Hoti.
Deri sa nuk ka pajtim për njohje Hoti tha se bisedimet e tjera janë vetëm në parim.Hoti thotë se Kosova nuk do marrë asnjë zotim pa e pranuar Serbia Kosovën si shtet të pavarur.Kryemnistri tha se mori mbështetje për marrëveshjen përfundimtare nga Lajçak dhe Palmer.
Tema e Asociacionit tha Hoti se nuk do të hapet sepse është temë e mbyllur.“Kosova ka hyrë në këtë dialog vetëm për njohje reciproke,a sgjë nuk nënshkruhet deri të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare, marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve pas njohjes reciproke, do jetë marrëveshje me zgjidhje të përhershme, ndryshe nuk do të ketë marrëveshje”, deklaroi Hoti.
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...