Të gjithëve, ose më saktë thuajse të gjithëve, na ka ndodhur të na bjerë telefoni në ujë. Nuk duam të përshkruajmë reagimin në ato momentet, pasi dihet që është një nga makthet më të këqija që mund të përjetoni. Por, ekzistojnë disa taktika që mund t’ju vijnë në ndihmë për ta shpëtuar telefonin tuaj.
Nxirreni menjëherë nga uji/ Mund të mendoni se tashmë është tepër vonë dhe madje nuk ia vlen të nxitoni për ta marrë telefonin. Sidoqoftë, çdo sekondë ka rëndësi dhe nëse jeni me fat, mund ta shpëtoni telefonin tuaj.
Fikeni/ Telefoni juaj do të fiket automatikisht kur bie në ujë, por nëse nuk ndodh, mos hezitoni ta fikni ose të hiqni baterinë për ta fikur menjëherë. Kjo do ta mbrojë atë nga dëmtimi i qarkut.
Hiqni baterinë (nëse është e mundur)/ Nëse keni një telefon që nuk ju lejon ta hiqni baterinë, të tilla si “iPhone”, kalojeni këtë hap. Por nëse është e mundur ta nxirrni baterinë nga telefoni, bëjeni pa hezitim. Nëse e hiqni, do të ndërpritet furnizimi me energji dhe do të shmangni dëmtimet e mëtejshme.
Nxirrni kartat SIM dhe kartën e memories, si dhe të gjitha pajisjet e tjera “periferike”/ Pasi t’i keni hequr, mblidheni telefonin me një leckë mikrofibër ose me një peshqir (rekomandohet të mos përdorni letër sepse grimcat mund të bllokohen në boshllëqet e telefonit).
Vendoseni në një qese vakumi/ Në këtë mënyrë ju mund të nxirrni ujin që mund të ketë mbetur në ato zona ku është e vështirë për ta pastruar. Vendoseni telefonin në një qese plastike dhe thithni ajrin, duke krijuar një efekt vakumi. Kjo do të thithë lëngun nga pjesët e brendshme të telefonit.
Vendoseni në një tas me oriz/ Jo, nuk është një mit. Tharja e telefonit me një shami nuk ju lejon të arrini brenda telefonit, dhe do t’ju duhet diçka për të thithur lagështinë … si orizi i papjekur. Vendoseni telefonin dhe të gjitha pjesët e tij në një tas me oriz dhe lëreni aty për rreth dy ditë.
Ndizeni telefonin/ Është shumë e rëndësishme t’i jepni telefonit të paktën dy ditë kohë që të thahet dhe t’i rezistoni dëshirës për ta ndezur, sepse nëse një grimcë e vogël uji mbetet brenda, të gjitha përpjekjet tuaja do të jenë të padobishme.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...