Google ADS

Një i vdekur me koronavirus në Kosovë

15:11 | 12 Tetor 2020
A Z

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka publikuar bilancin ditor për koronavirus.

Sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit një person i prekur me koronavirus ka ndërruar jetë, duke e çuar në 648 numrin e përgjithshëm të viktimave.

IKSHPK-ja bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 33 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 14 mijë e 368.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

33 TË SHËRUAR DHE 68 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 702 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 68 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika Infektive, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 16.247 raste nga 75.288 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 648 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 33 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.368 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.231.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 21 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Lipjan, Mitrovicë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme