Ky është vlerësimi i Isa Mustafes për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, ka një thirrje për gjithë deputetët

14:45 | 12 Tetor 2020
Arbresh.info

Isa Mustafa e ka quajtur hap të rëndësishëm për të fituar betejën me pasojat ekonomike dhe sociale miratimin në lexim të parë të Ligjit për rimëkëmbie ekonomike.

I pari i LDK-së ka thënë se vendi nuk ka dy pandemi, një për pozitën e një për opozitën, por ka një luftë të përbashkët, shkruan Arbresh.info.

Mustafa i ka inkuruajuar deputetët e të gjitha grupeve parlamentare për bashkëpunim.

Ky është postimi i plotë nga Isa Mustafa:

Miratimi në lexim të parë i Ligjit për Rimëkëmbie Ekonomike është një hap i rëndësishëm për të fituar betejën me pasojat ekonomike dhe sociale nga pandemia Covid-19.
Uroj deputetët që e votuan.
Lufta për të mposhtur pasojat nga pandemia është detyrim i të gjithëve, pozitës dhe opozitë, nga fakti se nuk kemi dy pandemi, njërën për pozitën e tjetrën për opozitën por një Covid-19 që po i prekë qytetarët pa dallim.
Inkurajoj një bashkëpunim racional të të gjitha grupeve parlamentare dhe të të gjithë deputetëve dhe Qeverisë në plotësimin dhe begatimin e këtij projektligji në mënyrë që ai të jetë sa më gjithëpërfshirës deri në aprovimin e tij si Ligj në leximin e dytë.

 

Kuvendi kalon Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

 

LDK kërkon të kaloj edhe në lexim të dytë Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme