Vetëvendosje kërkon të mbahen zgjedhjet në Podujevë

13:50 | 12 Tetor 2020
V. S.

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po u mohon qytetarëve të Podujevës dhe atyre në veri të Mitrovicës të drejtën për të votuar.

Sami Kurteshi nga kjo Lëvizje, përmes një konference për media ka thënë  se çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve në këto komuna e kanë ngritur për pesë herë radhazi.

“KQZ është pikërisht institucioni kushtetues që duhet ta realizojë të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin për votë, KQZ është institucioni që e pengon me të gjitha format e mundshme, mohimin e të drejtës së votës në Kosovë. KQZ në të vërtetë me veprimet e veta në shtatë muajt e fundit e ka humb kuptimin e ekzistencës së vet. Atje bëhet çdo përpjekje që e drejta për të votuar të mohohet me çdo kusht”, tha Kurteshi.

Kurteshi, tha se problematikë është edhe bllokimi i publikimit të raporteve financiare të partive politike dhe bllokimi i aplikacionit për regjistrimin e mërgimtarëve për votim në Kosovë./arbresh.info/

https://www.facebook.com/841111159287311/videos/1576480822554645

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme