Modric: Për sa kohë që ndihem i rëndësishëm të Real-i, do të doja të qëndroja

14:00 | 12 Tetor 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Real Madrid-it, Luka Modric ka konfirmuar se dëshiron të vazhdojë të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

35-vjeçari është ende në planet e Zinedine Zidane-s, derisa kontrata i skadon në fundin e sezonit, transmeton portali arbresh.info.

Kroati ka thënë se ndihet i rëndësishëm dhe dëshiron të qëndrojë, por nëse nuk i rinovohet kontrata, atëherë do shikojë për sfida të reja.

“Është e njëjta si me Kombëtaren. Shkojë në ndeshje pas ndeshje dhe do shohim çfarë do ndodh, sigurisht dua të qëndrojë të Real-i”.

“Sidoqoftë, jam në dijeni të moshës sime dhe klubi duhet të bëjë më të mirën për të gjithë. Për një kohë sa ndihem i rëndësishëm, do të doja të qëndroja”.

“Nëse këtu nuk është çështja, do shikojë për sfida të reja”, deklaroi ai.

‘Mjeshtri’ i pasimeve ka bërë 347 paraqitje për “Los Blancos” duke realizuar 22 gola dhe 55 asistime./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme