Google ADS

Dy takime të rëndësishme të Avdullah Hotit

12:51 | 12 Tetor 2020
Arbresh.info

Kryeministri Avdullah Hoti i ka dy takime të rëndësishme në agjendën e sotme ditore.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Hoti fillimisht do të takohet me kryetarët e bordeve dhe kryeshefat ekzekutivë të ndërmarrjeve publike qendrore.

Ky takim do të fillojë në orën 17:00, raporton Arbresh.info.

Një orë më pas, Hoti do ta pres në takim shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, njëherish përfaqësues i posaçëm i BE-së në Prishtinë, Tomáš Szunyog. Pas takimit, ata do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Të dyja takimet do të zhvillohen në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme