Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar se ka shtyrë deri më 31 dhjetor 2020 afatin e lajmërimit për pensionistët, përfshirë përfituesit nga skemat e kategorive të luftës, në zyrat e administratës për pensionet.
Sipas njoftimit, kjo bëhet me qëllim të shmangies së grumbullimeve para sporteleve, për shkak të pandemisë së COVID-19, shkruan Arbresh.info.
Ky është njoftimi i plotë:
“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes këtij njoftimi, njofton të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës (duke përfshirë edhe përfituesit e skemave të kategorive të luftës), të cilët kanë qenë të obliguar të lajmërohen në zyrat e administratës së pensioneve nga muaji mars 2020 e nuk janë lajmëruar për shkak të pandemisë Covid 19, me qellim të shmangies së grumbullimeve para sporteleve, shtyhet afati i lajmërimit deri më 31 dhjetor 2020, do të thotë se deri në fund të dhjetorit 2020 nuk do të suspendohen nga pagesa./Arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...