Google ADS

Brahim: Milan-i ishte vendim i lehtë, nëse kualifikohemi në Ligën e Kampionëve do i ngjyros flokët

12:52 | 12 Tetor 2020
Arbresh Info

Sulmuesi Brahim Diaz, ka zbuluar se nuk ka menduar dy herë kur zgjodhi AC Milan-in para klubeve të tjera, derisa synon të arrijë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

21-vjeçari u huazua nga Real Madrid-i dhe shënoi golin e parë të Seria A në fitoren ndaj Crotone muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Diaz zbuloi se nuk ka menduar dy herë për kalimin të gjiganti italian, pavarësisht ofertave të tjera.

“Është e vërtetë që kisha oferta të tjera, por Milan është klub i madh dhe ishte vetëm duke fituar pas karantinës, e arritën Evropën”.

“Në fund, janë Milan-i. Nuk mendova sepse ishte klub shumë i madh”, deklaroi fillimisht ai.

Tutje, Diaz premtoi se do t’i ngjyros flokët me ngjyrën e “Rosonerëve”, nëse arrijnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, premtim të cilin gjithashtu e ka bërë Theo Hernandez.

“Nuk e di çfarë të premtoj, do ta kopjojë. Do bëjmë një foto. Duhet të vazhdojmë të punojmë, kemi grup të ri me disa lojtarë me eksperiencë që na ndihmojnë, mund t’ia dalim”.

“Do e ndjek Theo-n, nuk do kam problem për ta bërë, edhe pse jam pak i turpshëm. Ai i shijon më shumë se gjërat se unë”, përfundoi Hernandez.

Milan-i në tri ndeshjet e para ka arkëtuar pikët e plota dhe ka mbajtur portën e paprekur, derisa me 17 tetor përballen me rivalin lokal, Inter./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme