Flamuj që përfaqësojnë komunitetin LGBTIQ+ janë vendosur pranë objektit të Qeverisë së Kosovës për nder të “Javës së krenarisë”.
Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se vendosja e flamujve është bërë për të treguar simbolikisht mbështetjen institucionale dhe respektimit të të drejtave të njeriut, shkruan Arbresh.info.
Kujtojmë, se në mbështetje të Paradës ka dalë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Postimi i plotë nga kryeministri Avdullah Hoti:
Sot, në Republikën e Kosovës shënohet “Java e krenarisë”, me qëllim të mbështetjes dhe garantimit të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ në vend dhe kudo në botë.
Angazhimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, me një përkrahje të madhe të partnerëve ndërkombëtarë, ka treguar një rritje të vazhdueshme të veprimtarive që kanë avancuar të drejtat e qytetarëve të këtij komuniteti. Si rrjedhojë, sot në vendin tonë në të gjitha ndërtesat qeveritare janë vendosur flamuj shumëngjyrësh, simbolikë kjo e mbështetjes institucionale dhe respektimit të universalitetit të të drejtave të njeriut dhe parimit themelor të barazisë dhe mos diskriminimit.
Në këtë kontekst, Republika e Kosovës ka konsoliduar kornizën ligjore me Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi, i cili siguron promovimin dhe mbrojtjen e të gjitha grupeve të margjinalizuara në shoqëri, duke përfshirë edhe komunitetin LGBTIQ+. Pra, promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave të komunitetit LGBTIQ+ është një përgjegjësi integrale e të gjitha institucioneve në vend.
Grupi Qeveritar Koordinues dhe Këshillëdhënës, si një nga mekanizmat më të larta institucionale i udhëhequr nga Zyra e Kryeministrit / Zyra për Qeverisje të Mirë, në vazhdimësi ka pasur dhe do të ketë mbështetjen time për nismat dhe veprimet të cilat qojnë drejt përmbushjes së nevojave dhe të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ konform të drejtave kushtetuese, ligjore dhe standardeve evropiane për të drejtat e njeriut
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...