Google ADS

Ratifikohet marrëveshja për transferimin e të burgosurve mes Kosovës dhe Italisë

12:08 | 12 Tetor 2020
M. A.

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Italisë për transferimin e personave të dënuar.

Me 91 vota “Për” dhe një kundër ka kaluar ky projektligj në Kuvend, shkruan arbresh.info.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi tha se qëllimi i kësaj marrëveshje është përmirësimi i raporteve në fushën e drejtësisë.

“Kjo marrëveshje rregullon ekzekutimin e vendimeve gjyqësore me transferim të personit të dënuar në rastin kur personi shtetas administrues është duke vuajtura dënimin në shtetin dënues dhe kërkon ta vuaj dënimin në shtetin administrues”, tha ai./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme