Google ADS

Pas aksionit nga Gjykata Speciale, Selimi takohet me Klinakun

11:25 | 12 Tetor 2020
Arbresh.info

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është takuar sot me sekretarin e organizatës së veteranëve, Faton Klinakun.

Selimi ka thënë se me diskutuar për zhvillimet e fundit lidhur me arrestimet e krerëve të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Arbresh.info.

Ky është shkrimi i plotë:

Me Faton Klinakun, Sekretarin e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këmbyem mendime për zhvillimet e fundit lidhur me arrestimet e krerëve të OVL-së. Ministria e Drejtësisë do të iu qëndrojë krah të gjithë luftëtarëve të lirisë, duke iu ofruar kushtet e nevojshme për mbrojtje bazuar në ligjin dhe udhëzimet administrative në fuqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme