Kriza pandemike ka goditur edhe ekonominë e Kosovës, ashtu siç ka goditur ekonomitë në mbarë botën. E për këtë shumë persona dhe biznese janë detyruar të parashtrojnë kërkesë në bankat e Kosovës për shtyrjen e pagesës së këstit të kredisë.
Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, përmes e-mailit ka thënë se në periudhën mars, prill, maj dhe korrik janë parashtruar afër 78 mijë kërkesa për shtyrje të këstit të kredisë.
Ahmeti ka thënë se nga 78 mijë kërkesa, janë aprovuar 70 mijë e 564 kërkesa.
“Nga 77,629 kërkesa të parashtruara për shtyrje të kësteve për periudhën mars-prill-maj-korrik, janë aprovuar 70,564 kërkesa nga të cilat 57,443 për personat fizik dhe 20,186 për personat juridik”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndërsa në pyetjen e KosovaPress, pas kësaj shtyrje të këstit të kredisë në tre mujorin e parë, se sa ankesa janë pranuar për rritje të kamatës, Ahmeti ka thënë se janë 131 ankesa të cilat janë zgjedhur në favor të palëve.
“Ju informoj se divizioni i ankesave në BQK, deri më tani ka pranuar 746 ankesa, nga të cilat 131 janë zgjidhur në favor të palëve, të tjerat janë kryesisht ankesa për interesin e rregullt të përllogaritur e që rezulton të jenë me përgjigje negative për palët”, ka thënë Ahmeti.
Kujtojmë se Banka Qendrore e Kosovës së bashku me Shoqatën e Bankave të Kosovës, kishin vendosur që bizneset dhe individët të cilët për shkak të gjendjes së krijuar në vend dhe rënies së nivelit të të hyrave të tyre, t’iu mundësohet pezullimi i pagesave të kësteve të kredisë, nga data 16 mars 2020 deri me 30 prill 2020.
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...