Juventus i ka mposhtur skuadrat nga Anglia, Spanja dhe Franca në garë për shërbimet e mbrojtësit austriak të Bayern Munich.
David Alaba pritet të jetë pjese e ekipit italian nga vera e ardhshme, transmeton Gazeta Express.
Alaba ka kontratë me gjigandin gjerman deri më 30 qershor të vitit 2021, por nuk dëshiron ta vazhdojë atë.
Nga janari ai ka të drejtë të bisedojë me cilido klub tjetër për transferim.
Interesim për 27-vjeçarin kane shfaqur Manchester City, Manchester United, PSG, Real Madrid, Barcelona dhe Inter, por sipas raportimeve të mediave spanjolle dhe italiane, Alaba ka arritur marrëveshje personale me Juventusin.
Alaba është mbrojtës i krahut të majtë, por sezonin e kaluar ai ka luajtur në qendër të mbrojtjes, pas lëndimit të Niklas Sule.
Së bashku me ekipin bavarez kane fituar tripletën këtë vit.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...