Peer Education Networks nga një hulumtim i bërë lidhur me shëndetin mendor gjatë pandemisë thekson se tranzicioni prej jetesës së lirë dhe pa kufizime në karantinim ka bërë që njerëzit të përjetojnë ndjenja të përziera, jo gjithmonë të mira.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 164 persona. Për nga mosha: 90.2% e tyre të moshës 16-24 vjeç; 9.01% të moshës 27-37 vjeç dhe 0.6% të moshës 38-48 vjeç.
Për nga seksi biologjik: 84.5% femra dhe 15.5% meshkuj.
31.4% të pjesëmarrësve në hulumtim janë shprehur që kanë përjetuar stres, 11.8% panik, 13.1% ankth, 14.4% depresion dhe gjendje emocionale të tjera.
Padyshim pandemia ka ndikuar edhe në situatën ekonomike dhe sociale te të gjithë. Statistikat tregojnë që gjatë kësaj kohe, vetëm 26.4% pjesëmarrës kanë qenë të punësuar, ndërsa 73.6% kanë qenë të papunësuar.
Ndërsa pas daljes nga karantina, hulumtimi tregon se vetëm 34.8% janë punësuar apo kanë vazhduar punën e tyre të mëparshme, dhe pjesa tjetër prej 65.2% fatkeqësisht kanë mbetur të papunësuar. Kjo është njëra prej dëmeve të dukshme ekonomike e sociale që ka ndodhur gjatë kësaj kohe.
Tranzicioni prej jetesës së lirë dhe pakufizime në karantinim ka bërë që njerëzit të përjetojnë ndjenja të përziera, jo gjithmonë të mira.
Njerëzit kanë gjetur mënyra të ndryshme për t’u informuar rreth COVID-19;
– 52.1% u janë drejtuar mediave televizive,
– 27% rrjeteve sociale
– 15.3% portaleve online
– 5.5% familjarëve apo rrethi i shoqërisë
Ndikimi i mediave në shëndetin mendor radhitet si në vijim:
– Kanë pasur ndikim të madh te 26.4% të njerëzve
– Kanë pasur mesatarisht ndikim 23.9%
– Nuk kanë pasur ndikim 11%
Për të mbajtur shëndetin fizik e mental mirë, njerëzit janë munduar të gjejnë mënyra për të kaluar kohën sa më mirë.
25% e njerëzve kanë kaluar kohën duke lexuar libra, revista etj.
22% e tyre kanë u janë kthyer ushtrimeve fizike
18.9% kanë biseduar me familjarë apo persona të afërt
18.3% kanë dëgjuar muzikë.
Në info-grafikat e mëposhtme mund të gjeni më shumë informata rreth gjendjes së shëndetit mendor gjatë pandemisë./Telegrafi/
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...