Google ADS

Kafsha që shikoni më gjatë tregon se çfarë shpirti keni

08:53 | 12 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Shamanët punojnë shumë me të gjitha aspektet e natyrës, prandaj edhe e lidhin shpirtin e njeriut me një kafshë.

Kafsha që shikoni më gjatë tregon mbi detajet e shpirtit tuaj, pasi energjia e asaj kafshe do të ju ndihmojë gjatë udhëtimit tuaj në jetë, transmeton portal arbresh.info

Ky test do t’ju jap një pasqyrë të situatave të vështira.

Maca

Maca është në gjendje të shoh të vërtetën përtej iluzioneve, është e pavarur dhe e kujdesshme. Kjo do t’ju ndihmojë në situata kur mund të jeni viktimë e informacionit të rremë. Kjo do t’ju ndihmojë të deshifroni faktet e vërteta dhe të mos mbështeteni në të dhëna të tjera. Ju inkurajon që të mos zbuloni të gjitha kartat tuaja, në mënyrë që të mbani të tjerët në pezull!

Zebra

Zebra është një kafshë e egër, që nuk pranon të zbutet edhe pse jeton me një tufë zebrash tjera, ajo e ruan individualitetin e saj me vijat e saj unike. Ndoshta për ju kjo tregon se është koha që të bashkoheni një komuniteti me njerëz të të njejtit mendim, që janë dashamirë ndaj jush. Deri me tani keni qenë vetmitar, tani është koha të kërkoni fisin tuaj, transmeton portal arbresh.info

Bufi

Bufi ka intuitë të jashtëzakonshme, ka aftësinë për të parë edhe atë që tjerët nuk e parashikojnë dot dhe është simbol i ndryshimit në jetë. Në raport me këtë kafshë, është e nevojshme të jeni të vetëdijshëm për shenjat delikate dhe ndryshimet në jetën tuaj. Nëse vuani nga pagjumëisa, kjo do të thotë se jeni të lidhur me natyrën e bufit. Në vend që të përpiqeni të riktheheni në gjumë, dëgjoni me kujdes këshillat e një bufi të zgjuar./psychologytest/ arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme