Rita Ora në mbështetje të vajzave nga Afganistani, që ndihmojnë vendin në luftën kundër Covid-19

00:28 | 12 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, vazhdon të jetë ndër më me trend në skenën ndërkombëtare.

Ajo përmes rrjeteve sociale mban të azhurnuar miliona ndjekës, të cilët e përkrahin në mënyrë të vazhdueshme.

Por, në një postim të fundit ajo ka mahnitur me dukjen, teksa ka vendosur të vishet me një xhaketë dhe pantallona të thjeshta.

Përkundër imazheve, ajo ka inkurajuar fansat që të shohin vajzat nga Afganistani, të cilat po ndihmojnë vendin në luftën kundër COVID-19.

“Shikoni në Instastory për punën e mrekullueshme të vajzave të reja nga Afganistani, të cilat po ndihmojnë vendin të trajtojnë pandeminë coronavirus”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Po ashtu, për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave”, Rita ka shpërndarë një mesazh motivues edhe për vajzat shqiptare. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/CGNGMLjjpdP/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme