Google ADS

Aktakuza ndaj Haki Rugovës, reagon dega e VV-së në Istog

23:48 | 11 Tetor 2020
Arbresh.info

Gjykata e Pejës sot ka marrë vendim për kryetarin e Komunës së Istogut, Haki Rugova. Atij i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Derisa, përmes një postimi në FB ka reaguar dega e VV-së në Istog.

Agron Avdijaj, kryetar i kësaj dege, ka thënë se: besojnë se aktakuza ndaj Rugovës dhe dy zyrtarëve të tjerë ka bazë dhe se drejtësia duhet të vihet në vend.

Ky është reagimi:

Javën që shkoi, nën dyshimet për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, konflikt interesi dhe falsifikim i dokumentit” me urdhër të prokurorit u arrestua kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, dhe dy zyrtarë të tjerë komunal.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Istog, në të kaluarën ka denoncuar raste të ngjashme ku i implikuar ishte kryetari i komunës por edhe zyrtarë të tjerë komunal. Përmes deklaratave publike, denoncimeve në asamble komunale dhe kallximeve penale në prokurori që kemi ushtruar këto vite, e sidomos viteve të fundit, shqetësimi ynë ka qenë që organet e rendit nuk po ndërmarrin asgjë për hetimin e z. Rugova. Tani, që ndodhi ky veprim dhe arrestim, me seriozitet jemi duke e ndjekur ecurinë e rastit.

Ne si Qendër e VETËVENDOSJE!-s, besojmë se aktakuza ndaj z. Rugova dhe dy zyrtarëve të tjerë komunal ka bazë, dhe se drejtësia duhet të vihet në vend. Me shqetësim jemi duke ndjekur deklaratat publike të strukturave dhe zyrtarëve të LDK-së, përmes të cilave po bëhet presion mbi organet e drejtësisë. Një parti që beson në institucione duhet t’i shmanget gjuhës së shantazhit sidomos kur kemi të bëjmë me një vepër penale të përmasave të tilla ku kërkohet dhe provohet ndarja e drejtësisë.

Urojmë që institucionet e rendit, në këtë rast prokuroria, të mund ta zhvillojë një hetim të plotë mbi rastin pa u penguar në këtë drejtim. Me seriozitet dhe shqetësim po e përcjellim rastin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme