Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka folur pas humbjes ndaj Sllovenisë.
Kosova u mposhtë në shtëpi nga Sllovenia me rezultat minimal 0 – 1, shkruan portali arbresh.info.
Pas ndeshjes, Challandes deklaroi se nuk është i zhgënjyer me lojën ngase lojtarët kanë luajtur mirë, mirëpo kanë probleme që të realizojnë golin.
“Unë jam i zhgënjyer me lojtarët, sepse kemi pësuar një gol të lehtë, por kanë luajtur mirë dhe s’jam i zhgënjyer me lojën pasi ata janë munduar dhe kanë punuar”.
“Kemi probleme për të realizuar gol. Duhet të luajmë si ekip, si skuadër. Skuadra ka provuar deri në fund. Në pjesën e dytë patëm topin, provuam, por s’po na shkon asgjë në këtë periudhë. Është një kohë e keqe për ne. Unë e njoh skuadrën time, kam informacione për ta. Sonte luajti skuadra më e mirë qe patëm në dispozicion” – u shpreh Challandes në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
Tutje, Challandes deklaroi se arsyeja pse nuk bëri ndonjë zëvendësim ishte sepse u nda i kënaqur me skuadrën dhe mendonte që do realizonin.
“Unë isha i kënaqur me skuadrën, mendova që do të shënonim prandaj dhe nuk bëra zëvendësime”, përfundoi ai.
Kosova në takimin e radhës përballet me Greqinë./arbresh.info.
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Vullneti: Edi është 100% tipi i Xhenetës
18 persona të arrestuar për këmbim të paligjshëm të kriptova...