Google ADS

Hamza: Disa pika në Marrëveshjen e Washingtonit nuk janë të dobishme për Kosovën

22:47 | 11 Tetor 2020
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ndërsa ka folur për marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë ka thënë se roli i Amerikës është jetik dhe pozitiv për Kosovën në dialogun me Serbinë, por ka shprehur brengën e tij për Ujmanin.

Hamza tha se disa pika të marrëveshjes janë pozitive dhe i kemi përkrahur, disa pika nuk janë të dobishme për Kosovën.

“Jemi të bindur që roli i SHBA-ve është jetik dhe është pozitive roli udhëheqës i Amerikës në procesin e dialogut, për më tepër është për tu vlerësuar ngjarja në Shtëpinë e Bardhë edhe inkuadrimi i presidentit Trump në këtë proces, këtu s’ka dilemë. Disa pika të marrëveshjes janë pozitive dhe i kemi përkrahur, disa pika nuk janë të dobishme për Kosovën, e kemi përmend rastin e Ujmanit. Nëse thirremi në Kushtetutë, sovranitet, integritet territorial, karakterin unitar të shtetit, pasuritë e Kosovës i takojnë Kosovës dhe shfrytëzimi i tyre i takon Kosovës. Gjeografikisht një pjesë e Ujmanit është në territorin e Serbisë, por ai liqe është ndërtuar me para të Kosovës, pjesa më e madhe është në Kosovë, hidrocentrali 10 km është në brendi të Kosovës”, ka thënë Hamza në Reporteri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme