Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Greta Thunberg tregon hapur preferencën e saj

21:08 | 11 Tetor 2020
Arbresh.info

Aktivistja e re mjedisore, Greta Thunberg së fundmi nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Twitter ka dhënë mbështetjen e saj hapur për kandidatit demokrat për president të SHBA’së, Joe Biden.

Ajo tha se asnjëherë nuk është përfshirë në partitë politike, por zgjedhjet e ardhshme amerikane janë shumë të rëndësishme.

“Sidoqoftë, dua të them, ju e dini! Organizohuni dhe bindni të gjithë të votojnë për Bidenin”- shkruan ajo.

Greta u bë e njohur në të gjithë botën pasi filloi një grevë urie kundër ndryshimit të klimës në vitin 2018, e cila gjë dërgoi në krijimin e një lëvizje globale Friday, for Future.

Ndryshe, pasi revista Times e shpalli “Person i Vitit” në vitin 2019, Presidenti i SHBA’së, Donald Trump u tall me Thunbergun, duke shkruar se ajo duhet të punonte për problemet e saj të kontrollit të zemërimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme