Jovanoviq: Bomba ne makinën time e njëjtë me atë që shpërtheu në autobusin me serbë ne Podujevë më 2001

17:49 | 11 Tetor 2020
Arbresh.info

Njëri nga udhëheqësit e opozitës në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka deklaruar se mjeti shpërhtyes me të cilin është kryer përpjekja për atentat ndaj tij në Beograd, në vitin 2001, është i ngjashëm “me atë që ka shpërthyer në autobusin me udhëtarë serbë në afërsi të Podujevës”.

Shpërthimi në makinën e Jovanoviq ndodhi më 6 shkurt 2001, në kohën kur iahte kryetar i Grubt Parlamentar të Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS) disa muaj pas rënies së pushtetit të Milosheviqit dhe udhëheqjes së Serbisë nga forcat demokratike të drejtuara nga ish-kryeministri Zoran Gjingjiq. Duke folur në një emision debatues Cirilica në Happy-TV të Beogradit, më 5 tetor 2020, Jovanoviq nuk ka dhënë hollësi të tjera përvec ndërlidhjes së mjetit shpërthyes me të cilin ishte shkatërruar makina e tij me atë në autobusin e Nis-Ekspress në afërsi të Podujevës.

“E di se si ka rrjedhur gjithë ngjarja? Kanë dashur që e gjitha të duket sikur e ka bërë Frenki. Sepse ishte një takim i Ministrit të Policisë me zëvendës shefin e dikasterit të Sigurimit Shtetëror, Franko Simatoviq dhe me mua. Si politikan mora pjesë për t’i thënë atij (Frenki Simatoviqit, vj) se do të pensionohet dhe nuk mund të jetë më në pozitën në të cilën ka qenë. Këtë ia thash. Ai takim zgjati 15 minuta. Zbrita poshtë, hyra në makinë, e drejtova atë jo më shumë se 3 minuta larg, aq sa duhet të drejtoja nga rruga Lajkoviceva deri tek rruga Avala, në afërsi të Kishës së Shën Savës, dhe sapo dola aga makina ajo shpërtheu, sapo hyra në një pasazh. Nga shpërthimi u shkatërruan 10 makina të tjera në rethink. Asfalti u shkri. E njëjta bombë ka shpërthyer në atë autobusin që bartte, disa ditë më vonë, serbët në ceremoninë fetare dimërore, në afërsi të Podujevës. Bomba e njejtë është përdorur. Tani ju arrini përfundimin se kush e ka bërë”, tha Jovanoviq në emisionin Cirilica.

Përpjekja për atentat ndaj Çedomir Jovanoviqit në vitin 2001 u cilësua nga kryeministri i atëhershëm i Serbisë, Zoran Gjinjgiq, “si një ngjarje e ndërlidhur me politikën e Qeverisë dhe luftën e saj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Ish kreu i Shërbimit Sekret Shtetëror të Jugosllavisë, Jovica Stanishiq, duke e komentuar rastin e shpërthimit në makinën e Jovanoviqit ka theksuar se “dikush nga agjencia jonë e ka bërë”.

Ndërkohë, shpërthimi në autobusin e Nis-Ekspress që bartte 250 serbë në një ceremoni fetare në Kosovë, ndodhi 10 dittë më vonë, më 16 shkurt 2001, në afërsi të Podujevës. Të paktën 11 qytetarë serbë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas shpërthimit. Agjencitë ndërkmbëtare të lajmeve njoftuan se “bomba ishte vendosur në autobus dhe u shpërthye me dirigjim”. Kolona e autobusëve me udhëtarë serbë ishte nën pëcjelljen e forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, e vënë nën administrimin e OKB-së mbi bazën e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Rrjeti britanik i lajmeve BBC pati njftuar se “një bombë e kontrolluar me dirigjim ka shpërthyer 400 metra nga rruga, rreth mesditës, duke goditur autobusin e parë nga pesë syresh që kaluan kufirin në Kosovë nga drejtimi i Nishit të Serbisë”. Mediat ndërkombëtare njoftuan se “ekstremistët shqiptarë, që po përpiqen t’i dëbojnë serbët nga Kosova, janë akuzuar per sulmin”.

Një panel i gjykatësve ndërkombëtarë në vitin 2008 pati dënuar me 40 vjet burg një shqiptar të Kosovës, për sulmin mbi autobusin e Nis Ekspress, duke e cilësuar “si sulmin më të rëndë mbi serbët e Kosovës”.

Çedomir Jovanoviq dhe udhëheqësi i socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, ne emisionin Cirilica te Happy Tv, kanë zbuluar se në territorin e Republikës së Serbisë, që prej pas luftës së Kosovës, janë zbuluar mbi 16 varreza masive, të cilat janë fshehur nga të gjitha regjimet ne Serbi që prej rënies së regjimit të Milosheviqit. Së fundi vetë ministri i jashtëm i Serbisë ka pohuar njoftimet për ekzistimin e tyre në po të njëjtin emision të Happy TV.

Janë edhe mbi 1600 persona të pagjetur në Kosovë, që prej përfundimit të luftës me 1999, fati i të cilëve asnjëherë nuk është zbuluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme