Google ADS

Azerbajxhani akuzon forcat armene për shkelje të armëpushimit

17:40 | 11 Tetor 2020
Arbresh.info

Azerbajxhani tha të dielën se forcat armene qëlluan me artileri gjatë natës qytetin Ganja. Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit shkruante në rrjetin Twitter se, “Natën e 11 tetorit, Ganja, qyteti i dytë më i madh në Azerbajxhan dhe përtej vijës së frontit, u qëllua me zjarr raketash nga forcat e armatosura armene. Sulmi shkaktoi vdekjen e shtatë civilëve dhe plagosjen e 39 të tjerëve, përfshirë të mitur.”

https://twitter.com/AzerbaijanMFA/status/1315205412623446016?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1315205412623446016%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.zeriamerikes.com%2Fa%2F5617125.html

 

Ministria e Mbrojtjes në Nagorno-Karabakh tha se akuza që forcat armene “qëlluan me artileri qytetin Ganja është një gënjeshtër absolute”. Incidenti nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Një armëpushim mes Armenisë dhe Azerbajxhanit hyri në fuqi të shtunën në mesditë, duke ndaluar të paktën përkohësisht armiqësitë lidhur me rajonin separatist Nagorno-Karabakh, mbi të cilin kanë pretendime të dy vendet.

Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord për armëpushimin në rajonin e diskutueshëm Nargorno-Karabakh pas 10 orë bisedimesh në Moskë. Armëpushimi ka për qëllim të lejojë të dy palët të shkëmbejnë të burgosurit dhe të tërheqin viktimat.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ndërmjetësoi bisedimet, tha se armëpushimi duhet të hapë rrugën për bisedime të mëtejshme mbi zgjidhjen e konfliktit.

Bisedimet mes ministrave të jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit u zhvilluan me ftesë të Presidentit rus Vladimir Putin pas rreth dy javë luftimesh.

Zyra e Kombeve të Bashkura për të drejtat e njeriut tha se kishte marrë njoftime të pakonfirmuara se më shumë se 50 civilë, përfshi fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i luftimeve me 27 shtator.

Luftimet po ashtu u kanë marrë jetën rreth 400 ushtarëve dhe kanë detyruar mijëra njerëz që të braktisin shtëpitë e tyre.

Territori me popullsi kryesisht armene e shpalli pavarësinë nga Azerbajxhani në vitin 1991 gjatë shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, duke shkaktuar një luftë që u mori jetën rreth 30 mijë njerëzve para se të arrihej një armëpushim. Pavarësia e atij territori nuk njihet në arenën ndërkombëtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme