Google ADS

Gjimishti: Humbëm dy pikë, patëm shumë raste, por mungoi goli

17:24 | 11 Tetor 2020
Arbresh Info

Futbollisti shqiptar, Berat Gjimshiti nuk është i lumtur me barazimin ndaj Kazakistanit.

“Kuq e Zinjtë” dominuan ndeshjen, por nuk ia dolën të realizojnë, duke e përfunduar ndeshjen me rezultat të barabartë 0 – 0, shkruan portali arbresh.info.

Gjimishti pas ndeshjes tha se mungoi goli dhe se dy skuadrat ishin mjaftë agresive në fushë.

“Humbëm 2 pikë. Kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë. Kemi pasur shumë raste dhe kemi gabuar te goli. Për mua janë 2 pikë të humbura. Ishte taktikë vendosja e mbrojtës. Dy do luanim me kundërshtarët dhe të kishte më shumë taktik. Prova të shkoja disa herë përpara, por nuk ishte e lehtë.

Mungon zjarri i luftës? Nuk i mungoi zjarri. Të dy skuadrat ishin agresivë në fushë. Për mua sot mungoi goli. Kemi pasur 5-6 raste për të shënuar. Ajo ishte gjë e vetmja çfarë mungoi”, theksoi shqiptari për Supersport.

Shqipëria momentalisht renditët në pozitën e dytë me katër pikë, aq sa ka edhe lideri Kazakistani, që qëndron në kreun shkaku i golaverazhit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme