Google ADS

Shqipëria dominon ndeshjen, por fiton vetëm një pikë në udhëtim të Kazakistani

16:50 | 11 Tetor 2020
Arbresh Info

Ka përfunduar ndeshja mes Kazakistanit dhe Shqipërisë me rezultat të barabartë 0 – 0.

“Kuq e Zinjtë” dominuan ndeshjen, por ishin të pafat para golit, ndeshje e vlefshme për raundin e tretë të Ligës C në Ligën e Kombeve, shkruan portali arbresh.info.

Qysh nga minutat e parë, mysafirët provuan me të gjithë forcat që të ‘tundin’ portën me anë të Armando Brojës disa herë dhe Sherif Kallakut.

Sidoqoftë, mbrojtja vendase ishte gjithmonë në vendin e duhur dhe assesi nuk lejojë shënimin e golit.

Pas këtij barazimi, Shqipëria renditët në pozitën e dytë me tri pikë, aq sa ka edhe Kazakistani që është lider i tabelës./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme