Gjiganti anglez Manchester United-i e ka bërë prioritet transferimin e qendërmbrojtësit Raphael Varane nga Real Madrid-i në vitin 2021.
United-i ishte i lidhur me francezin gjatë kohës kur në krye ishte Jose Mourinho, por lojtari vendosi të qëndrojë në Spanjë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Daily Star, trajneri Ole Gunnar Solskjaer, dëshiron ta sjellë në klub së bashku me qendërmbrojtësin e RB Leipzig-ut, Dayot Upamecano.
Sidoqoftë, të dy lojtarët do konsiderojnë këtë kalim vetëm nëse United-i siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Upamecano ka klauzolë të lirimit me vlerë 36 milionë euro dhe mund të aktivizohet vitin e ardhshëm, derisa Varane ka kontratë deri në vitin 2022.
Mirëpo, “Los Blancos” në vitet e fundit Real-i s’ka pranuar të nis negociatat për francezin me asnjë skuadër, pavarësisht interesimit të top klubeve./arbresh.info.
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...