Bashkimi Evropian është kundër ndryshimit të kufijve në baza etnike, si zgjidhje për arritjen e marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak e ka konsideruar prekjen e kufijve si ide të rrezikshme për rajonin.
“Duhet të gjejmë një zgjidhje evropiane dhe të përshtatshme për shekullin 21. Rajoni ka të kaluar tragjike me kufijtë e vizatuar në vija etnike. Reagimet në rajon kanë qenë tejet negative dhe ne, që qëndrojmë për vlerat dhe zgjidhjet evropiane, nuk e përkrahim. Disa besojnë që do të ishte në rregull nëse dy palët do të pajtoheshin në këtë mënyrë. Por çmimi do të ishte tejet i lartë. Ne duhet të garantojmë standardet evropiane dhe të ndihmojmë në stabilizimin e rajonit. Ndryshimi i kufijve do të ishte efekt të kundërt”, ka thënë ai në një përgjigje për “Wienerzeitung”.
Në këtë intervistë, Lajçak po ashtu ka kërkuar implementimin e marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. /Express/
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan