Google ADS

UP mohon se Isa Mustafa është paguar pa mbajtur mësim nga viti 2016-të

13:38 | 11 Tetor 2020
A Z

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka reaguar ndaj raportimeve të disa mediave se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, është paguar nga viti 2016-të pa mbajtur mësim.

Në reagimin e UP-së thuhet se ndaj Mustafës nuk është ekzekutuar asnjë pagesë.

“Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” reagon ndaj qarkullimit në medie dhe në platforma të tjera online, të një lajmërimi që prof. dr. Isa Mustafa është duke u paguar nga ana e UP-së pa mbajtur mësim. Me anë të këtij sqarimi për medie dhe për opinion publik, informoheni që profesor Isa Mustafes nuk i është ekzekutuar asnjë pagesë nga UP-ja që nga dhjetori i 2016-tës”.

Universiteti i Prishtinës mbetet i hapur për bashkëpunim me mediat dhe akterët e tjerë, për të hedhur dritë në të gjitha çështjet me interes për opinionin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme