Një person ka raportuar në polici se është futur me forcë në një veturë dhe është dërguar në një lokal në Prishtinë.
Sipas tij aty është sulmuar fizikisht nga shtatë persona të tjerë, të cilët më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Sipas viktimës, motivi i ngjarjes dyshohet të jetë një borxh që ua ka të dyshuarve.
Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
RREMBIM/LËNDIM I LEHTË TRUPOR /Fushe Kosovë, 10.10.2020-14:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me forcë e ka futur ne veturë dhe e ka dërguar në një lokal ne Prishtine ku aty është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga shtatë persona te tjerë te cilët me pas janë larguar ne drejtim te panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa motivi i rasti dyshohet te jet një borxh qe viktima u ka të dyshuarve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Vodhi pije alkoolike në një market në Lipjan, arrestohet i d...
Krijimi i shtetit bektashi, Rama: Është në harmoni të plotë ...
Sulmet vdekjeprurëse izraelite në Liban shënojnë nisjen e nj...
Horoskopi ditor – Çfarë kanë parashikuar yjet për shen...
Kylian Mbappe tashmë është i rëndësishëm për Real Madridin –...
Ryan Routh nën akuzë për përpjekje për të vrarë një kandidat...