Rreth 300 mësimdhënës në Kosovë janë me probleme shëndetësore.
E për shkak të këtyre problemeve është kërkuar zëvendësimi i tyre.
Nga Ministria e Arsimit thonë se kanë hartuar master planin për vitin 2020/2021 që këta mësimdhënës që vuajnë nga sëmundjet kronike mos t’i ekspozohen rrezikut të infektimit nga Covid-19.
Kështu deklaroi për arbresh.info Diellza Kukaj, këshilltare e ministrit të Arsimit, Ramë Likaj.
“Në master planin e hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për Zhvillimin e Mësimit në Kushte Pandemie 2020/2021 në Republikën e Kosovës i cili është aprovuar nga Qeveria e Kosovës është vlerësuar se rreth 300 mësimdhënës në shkollat kosovare vuajnë nga sëmundje të rënda dhe kronike. Këta mësimdhënës nuk mund t’i ekspozohen rrezikut të infektimit nga virusi Covid – 19, dhe për këtë duhet siguruar përkrahje për ruajtjen e shëndetit të tyre duke i zëvendësuar sa herë që kjo është e domosdoshme dhe e mundur. Ndonëse të liruar nga aktivitetet që rrezikojnë shëndetin, këta mësimdhënës do të angazhohen në forma të punës mbështetëse për kolegët e vet (përgatitja e orës, kontrollimi i detyrave e të tjera)”, tha Kukaj për arbresh.info.
Kërkesë që këta mësimdhënës të lirohen nga procesi mësimorë kishte bërë edhe Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.
Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari në një intervistë për arbresh.info tha se Qeveria e Kosovës ka nda buxhet të veçantë, për 300 mësimdhënës që janë të sëmur rëndë nga kanceri dhe sëmundje tjera, është sjell vendimi që këta të lirohen nga procesi mësimor këtë vit shkollor.
“Ne në komunikim me MASH-in kemi ardhur në përfundim se mund të jenë 300 mësimdhënës dhe këtë shifër Ministri Likaj në bashkëpunim me ne e ka ngritë si çështje në Qeveri. Qeveria ka nda buxhet të veçantë, për 300 mësimdhënës që janë të sëmur rëndë nga kanceri dhe sëmundje tjera, është sjell vendimi që këta të lirohen nga procesi mësimor këtë vit shkollor. Me angazhimin e përbashkët të MASH-it dhe SBASHK-ut që gjatë kësaj kohe ta gjejmë një zgjidhje të përhershme për ta, këtë vit shkollor mjetet janë siguru për pagat e tyre dhe në këtë mënyrë drejtoritë arsimore ta angazhojnë kuadro të reja, por edhe ata vetëm për këtë vit shkollor”, tha Jashari.
Jashari shtoi se kanë problem edhe me disa DKA që hezitojnë t’u lëshojnë vendim të përkohshëm mësimdhënësve se janë të liruar nga procesi mësimorë.
“Ka edhe disa komuna që po hezitojnë ta bëjnë këtë detyrën e tyre, që t’ua lëshojnë një vendim të përkohshëm se janë të liruar dhe të marrin mësimdhënës të tjerë. Ne do të kemi takim me ministrin për ta analizuar edhe procesin mësimorë edhe për t’i sugjeruar DKA-të që ta zbatojnë këtë vendim i cili është shumë i qëlluar, që këta mësimdhënës të pushojnë. Buxheti është siguruar për 300 të sëmur rëndë por puna e DKA-vë është që ti dërgojnë emrat e tyre bashkë me dokumentacionet shëndetësore”, tha Jashari./E.Haxhiu/arbresh.info/
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...