Haradinaj tregon historinë e dhimbshme të nënës së tij: Serbët ia masakruan nënën dhe gjyshen

22:10 | 10 Tetor 2020
L G

Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj ka folur për nënën e tij, e cila thotë të ketë pasur një jetë të vështirë.

“Asaj ia kanë mbyt nanën edhe nanën e nanës. Të dyja në ofensivën e gushtit serbët i kanë masakruar, i kanë bërë copa copa”, tregoi Haradinaj në emisionin “Tète a Tète me Adelinën”.

“Nanës time që thotë populli i ra edhe prej djemve, edhe prej gjinie”, shpjegon ai.

Thotë se ajo i njeh mirë të gjitha temat dhe shpesh e këshillon.

“Është e dijshme. I ka këshillat më të mira. Unë pi kafe me nanën çdo mëngjes”, tha ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme