Profesori Shkelqim Millaku, ka reaguar ndaj kritikave të ashpra që i bëri ditë më parë kolegu i tij, profesori i universitetit “Ukshi Hoti”, në Prizren, Flamur Shala.
Profesor Shala, në Facebook, kishte shkruar se ka vërejtur një mal gabime drejtshkrimore në librin “POEMËN E MJERIMIT” nga shkrimtari Shkelqim Millaku.
Reagimi i plotë
Reagim ndaj të pavërtetave dhe shpifjeve të prof.ass.dr. Flamur Shalës
Prof.asoc.dr. Shkelqim Millaku
Kolegun e përgëzoj për një guxim të tepruar të tij dhe për naivitetin apo pafytyrësinë që është duke e treguar!
I lus studentët, kolegët dhe gjithë qytetarët që të mos ndikohen nga shpifjet e ulëta të prof. Flamur Shalës. Niveli i tij gjuhësor është i dobët, naiv dhe i paargumentuar, por edhe gjuha dhe kultura e tij për publikun është mesazh i saktë, për lëkurën e vërtetë të tij, se kush është Flamur Shala, cili është niveli i tij dhe sa është duke e dëmtuar reputacionin e Universitetit dhe të Fakultetit. Ai vetëm në titull ka disa gabime, madje edhe në mbiemrin tim.
Një profesor që ligjëron pa kompetencë mbi dhjetë lëndë! Mjerimi! Një profesor që dëshiron në rrugë të dyshimta të avancohet pa meritë, pa punime të mirëfillta shkencore, me botime në revista joprofesionale, pa monografi dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Skandal! Nuk kam keqardhje nga ky që dëshiron të avancohet, por nga ata që e propozuan nivelin e tij për ta ngritur në thirrje akademike, pa meritë dhe nga vetja si e propozova për ta pranuar për profesor asistent një kandidat me vlera të tilla. E gjithë jeta qenka mësim! Një person që i ndërron për çdo dy vite subjektet politike, mendoj është treguesi i saktë, se cili dhe kush është ai, por më pakti do të jetë mësimdhënës cilësor.
z. Flamur Shalën me një punim studimor dhe përshkrues, unë bashkë me dy profesorë të tjerë e kemi propozuar dhe bërë profesor asistent. Nuk e kemi ditur se kush është! Personalisht, kam gabuar. E kemi propozuar një profesor jo premtues dhe mjaft i dëmshëm për institucionin, i cili edhe sot është duke e dëmtuar imazhin e Universitetit.
Ai nuk ka punime të mirëfillta. Nuk ka monografi dhe për çudi dëshiron të avancohet. Dëshira është tjetër, por realiteti faktik është ky: Shih shkrimin tim reagues ndaj raportit recensues të Flamur Shalës, në linkun https://www.facebook.com/millakush12/
Ky është mjerimin intelektual i vendit tonë. Ngritja e tij akademike tregon shumë edhe nga një detaj i vogël, por mendoj domethënës. Nëntëmbëdhjetë (19) vite, gjeniut, z. Flamur Shalës ju kanë dashur për ta mbaruar magjistraturën (shih jetëshkrimin e tij në faqen zyrtare të Universitetit, pra studimet themelore i ka mbaruar 10 maj 1990, kurse magjistraturën e ka mbaruar, më 29.01.2009. Ai thirret që e njeh drejtshkrimin e shqipes standarde, por nuk din t’i përdorë drejt datën dhe muajin e vitit. Krahasoni të dhënat e tij në jetëshkrimin dhe do të gjeni dhjetëra gabime elementare gjuhësore. Unë nuk e lejon vetën të merrem me nivelin e tillë).
z. Flamur Shalën e kemi denoncuar për shumë dyshime penale për shpifje, falsifikime, kërcënime etj., të cilat dyshime i kemi deponuar me prova në Prokurori dhe në Gjykatë, por edhe për këtë rast do të ndjekim rrugën ligjore për synimin e dëmtimit të reputacionit tim akademik. Pas mbarimit të hetimeve do t’i publikojmë të gjitha provat. Personalisht besoj fuqishëm në drejtësi.
Shpifja e radhës si e paargumentuar:
1. Ai flet për librin tim. Po ka të drejtë shkencore, në ribotimin e mundshëm do t’i plotësojmë apo rregullojmë, mirëpo ai është tendencioz, politik dhe naiv dhe askush nuk mund t’i beson. Gjuha e tij nuk është e bazuar në rregullat gjuhësore. Libri im që është përkthyer nga anglishtja në gjuhën shqipe është përkthimi i parë për gjuhësinë gjenerative shqiptare dhe është risi për ne. Shkrimit që i referohet kolegu është risi shkencore. Librin e kam botuar me rreth 100 kopje dhe ia kam dhuruar gjitha atyre që janë dashamirës të shkencës. Rendi i fjalëve në fjali lejohet në gjuhën shqipe të modifikohet dhe të ristrukturohet në disa variante dhe si e tillë mund të këtë formë dhe përmbajtje logjike. Unë jam i specializuar në morfologji dhe sintaksë. Këto lëndë i ligjëroj mbi dhjetë vite.
Flamur Shala nuk ka të drejtë profesionale ku thotë se libri ka gabime elementare. Ai nuk është i thirrur profesionalisht për ta vlerësuar tekstin tim. Teksti ka recensentë.
Ai nuk e din anglishten për ta krahasuar se a është fjalia e përkthyer mirë, apo jo. z.Flamur Shala është autodidakt. Ai nuk ka potencial akademik, por as nuk është i thirrur për ta vlerësuar një tekst apo studim të tillë, siç është teksti im. I gjithë specializimi i tij është për të pakryerën e një treve, madje nuk është i specializuar as për dialektologji, e lerë më për gjenerativizëm, gjuhësi ballkanike, indoevropian etj. Si mund të kërkon për t’i ligjëruar lëndët që të paktën nuk ka asnjë shkrim apo punim! Ky është morali akademik i intelektualëve të shoqërisë sonë.
Personalisht në jetën time akademike kam dëshmuar kujdes, respekt, ndershmëri dhe vlerësim korrekt. Për përkthimin e librit jam i nderuar që e kam edhe lejen e autorit, pra të Çomskit.
Tragjedia injorante e z.Flamur Shala nuk mbaron këtu. Ai nuk din ta dallon çka është studimi apo monografia dhe çka është libri i përkthyer. Mjerim!
2. Nuk është e vërtetë se z. Shyqri Bytyqi me ka zgjedhur dekan. Në atë kohë as që e kam njohur z.Bytyqin. Për mua ka qenë njeri i mirë dhe i ndershëm. Nuk është e vërtetë që jam në NISMË, mirëpo një ditë edhe po të jemi nuk do të jetë turp. Ajo është një parti që ka figura të shëndosha kombëtare dhe që ne, fal tyre e gëzojmë lirinë, por bukur mirë kemi filluar t’i harrojmë luftëtarët që sot janë duke dhënë kontributin e tyre në politik. Pse duhet ta linçojmë një subjekt politik pa argumente dhe pse duhet të shpifim…, sepse z. Flamur Shala mundohet t’i arsyetohet subjekteve politike për paqëndrueshmërinë e tij.
3. Mua në detyrë të dekanit të Fakultetit të Filologjisë me kanë zgjedhur anëtarët e Senatit. Pa asnjë presion politik. Përjetësisht ju jam falënderues, por edhe sfidues për ta ndërtuar dhe shpëtuar Fakultetin.
4. Z. Flamur Shala me disa kolegë e ka kontestuar zgjedhjen time në Gjykatë, por i kanë humbur të gjitha dhe ju janë refuzuar lëndët. z. Flamur Shalës edhe disa kolegë që janë të manipuluar nuk u paskan mjaftuar as aktvendimet e gjykatave për t’i thënë se dekani i Fakultetit të Filologjisë është zgjedhur në rrugë ligjore dhe tani pas dy vite. po shpif përsëri. Mjerim!
Këtu po ju prezantoj aktvendimet:
a. Aktvendimi i shkallës së parë të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative A.1439/2018, të datës 17.07.2018 – Refuzohet Flamur Shala dhe vërtetohet se Shkelqim Millaku është zgjedhur në procedurë të rregullt.
b. Aktvendimi i shkallës së dytë i Gjykatës së Apelit AA. 428/22019, të datës 16.08.2018 – Refuzohet Flamur Shala dhe vërtetohet se Shkelqim Millaku është zgjedhur në procedurë të rregullt.
c. Aktvendimi përfundimtar i shkallës së tretë i Gjykatës Supreme të Kosovës ARJ-UZVP nr.50/2018 – Refuzohet Flamur Shala dhe vërtetohet se Shkelqim Millaku është zgjedhur në procedurë të rregullt.
Detyra ime si dekan, por edhe si themelues i Fakultetit të Filologjisë ka qenë dhe do të jetë në shërbim të vendit, të shoqërisë dhe të kombit, në rrugë të plotë të respektimit ligjor e profesional dhe kundër gjithë atyre që synojnë pa meritë të hyjnë në Fakultet dhe që dëshirojnë të dashurat e tyre t’i rehatojnë pa vlera akademike.
Zgjedhjen time në detyrë të dekanit e ka vërtetuar edhe shkalla e tretë, pra Gjykata Supreme e Kosovës ARJ-UZVP nr.50/2018 dhe ju është refuzuar padia e Flamur Shalës me disa kolegë.
Shih aktvendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës ARJ-UZVP nr.50/2018:
Ky reagim vjen pas një shkrimi të publikuar në arbresh.info nga profesori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren , Flamur Shala.
Më poshtë keni shkrimin në fjalë:
Profesori universitar me kritika të ashpra për gabimet drejtshkrimore në librin “Poemën e Mjerimit”
Pacolli uron fitoren e Trump: Ndjenjë e veçantë të isha i ft...
Përveç promovimit të dhunës, deputetët i ankohen KPM-së edhe...
Kurti uron Trumpin: Mezi presim që të punojmë së bashku
Çitaku: Është obligim i institucioneve të Kosovës të kultivo...
KPM për Big Brother: Kemi pranuar 7 ankesa, 4 për rastin e d...
Ilir Meta uron Trumpin nga burgu