Hoti: Posti i presidentit nuk mund të diskutohet në këtë kohë

20:19 | 10 Tetor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti tha se posti i presidentit nuk mund të diskutohet në këtë kohë. Sipas tij, koalicioni aktual nuk mund të zgjedh presidentitn dhe se për këtë kërkohet konsensus edhe me opozitën.

“Kur e kemi bërë koalicionin qeverisës nuk kemi biseduar për pozitën e presidentit”, tha Hoti.

“Për emrin e presidentit duhet të dalim përtej koalicionit qeverisës. Për të gjetur një emër, duhet të ndërtojmë një konsensus përtej këtyre votave që i kemi në Kuvend, sepse si koalicion qeverisës ne nuk mund ta zgjedhim të vetëm presidentin. Pra duhet edhe mbështetja e opozitës”, theksoi Hoti për RTK’në.

“Kur të vijmë te ajo pikë duhet të ulemi së bashku të gjitha grupet parlamentare të diskutojmë gjerësisht se kush është personi që e merr mbështetjen e së paku 80 deputetëve në Kuvend. Deri atëherë kjo çështje nuk hapet”, tha kryeministri Hoti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme