U raportua se në Kosovë kanë ndodhur 6 tërmete, reagon Ahmeti: Kosova nuk rezulton se ka një aktivitet të lartë sizmik

18:22 | 10 Tetor 2020
L G

Njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti, ka bërë një thirrje publike për qytetarët e vendit.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook,ka shkruar se duhet shmangur nga informatat e pavërteta dhe panikun për rrezikun e mundshëm.

Reagimi i tij, ka ardhur një ditë pas raportimit në disa media se në Kosovë kanë ndodhur gjashtë tërmete./arbresh.info/

Reagimi i tij i plotë:

“Sipas Rrjetit Sizmik dhe Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, gjatë ditës së djeshme dhe sot, në vendin tonë kanë ndodhur 6 tërmete me një intensitet të ulët 1.5-2.3 shkallës Richter.

Sipas sizmiologëve të vendit, Kosova nuk rezulton se ka një aktivitet të lartë sizmik. Qytetarët e Kosovës duhet ndjekur informatat zyrtare të lëshuara nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, duhet shmangur informatat e pavërteta dhe panikun për rrezikun e mundshëm”.

Të ngjashme