Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), e ka marrë seriozisht reagimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë, e cila ka reaguar rreth emërimeve të anëtarëve të rijnë të këtij këshilli, duke thënë se proceset e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të KPK-së dhe kryeprokurorëve, janë prishur në themel.
Për të reflektuar rreth asaj që Ambasada Amerikane është shprehur e shqetësuar, KPK gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme që ka mbajtur sot gjatë ditës, ka nxjerr disa vendime të reja, raporton arbresh.info.
“Më kërkesë të Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, është mbajtur takimi i 187-të i jashtëzakonshëm, i mbyllur, i KPK-së.Pikë e vetme e rendit të ditës e këtij takim ishte diskutimi lidhur me reagimin e Ambasadës Amerikane”, thuhet në njoftimin.
Për të parandaluar parregullsitë që ka gjetur Ambasada Amerikane, KPK ka nxjerr disa vendime.
“Me këtë rast, Këshilli ka marrë dhe e ka pranuar me shqetësim reagimin e Ambasadës Amerikane lidhur me procesin e zgjedhjes së anëtarëve prokurorë të Këshillit dhe kryeprokurorëve. Andaj, pas diskutimeve, anëtarët e KPK-së kanë dalur me përfundimet si në vijim”, thuhet në njoftimin e KPK-së.
KPK ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që në afat sa më të shpejtë të ndërmarr veprime drejt ndryshimeve ligjore ku përcaktohen rregulla strikte për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të KPK-së dhe emërimin e kryeprokurorëve.
“Obligohen të gjithë eproret që në rast se informohen për ndonjë ndikim të papërshtatshëm gjatë proceseve të zgjedhjes së anëtarëve prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorëve ta raportojnë të njëjtin, po ashtu ndalohet çfarëdo ndikimi nga eproret gjatë proceseve të cekura me lartë; Të rregullohet me ligj, nga institucionet kompetente, procedura në atë mënyrë që anëtarët prokurorë të KPK-së të mos kenë të drejtë të aplikojnë për kryeprokurorë gjatë mandatit të anëtarit të Këshillit, dhe anasjelltas; Anëtarët prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorët do të zgjedhen në bazë të meritokracisë; Kushdo që do të ndikojë në proceset e vlerësimit dhe votimit për anëtarë prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorë mund të rezultojë me largim nga gara dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj tyre; I rekomandohet Ministrisë së Drejtësisë që në afat sa më të shpejtë të ndërmarr veprime drejt ndryshimeve ligjore ku përcaktohen rregulla strikte për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të KPK-së dhe emërimin e kryeprokurorëve”./arbresh.info/
Ndryshe, një ditë më parë, Ambasada Amerikane njoftoi se është tërhequr nga monitorimi i procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorëve dhe anëtarëve të rijnë të KPK-,së, duke konsideruar se këto procese janë prishur në themel.
“Ambasada Amerikane ka luajtur një rol monitorues dhe monitorues në proceset për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe për të zgjedhur kryeprokurorët. Fatkeqësisht, ne besojmë se këto procese tani janë prishur në themel. Atyre u mungon transparenca dhe u nënshtrohen konflikteve në rritje të interesit”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.
Ambasada e SHBA-së në deklaratën e saj, pati thënë se më nuk do të marrë pjesë në këto procese, pasi “përfshirja e mëtejshme e Ambasadës mund të interpretohet në mënyrë të gabuar si një miratim i këtij sistemi të prishur”.
“Prokurorët duhet të zgjidhen në bazë të kualifikimeve të tyre, jo në bazë të përkatësisë politike ose lidhjeve”, thuhet në deklaratë.
Ambasada thekson se janë të nevojshme ndryshimet në kornizën ligjore që mbështet KPK-në për të rivendosur transparencën dhe drejtësinë e këtij sistemi.
“Prandaj, ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbështesin përpjekjet e ministrit të Drejtësisë për të përfunduar menjëherë rishikimin funksional”, thuhet në deklaratë./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...