Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur konferencë për medie për 100-ditëshin e punës së Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se, rëndësi të madhe i kemi kushtuar rritjes së kapaciteteve kemi liruar klinika në QKUK dhe Spitalet Rajonale.
Zemaj thotë se gjatë kësaj kohe kanë licensuar 126 laboratorë privat që kryejnë testime e që njihen edhe në testet nga Kosova.
“Rëndësi të madhe i kemi kushtuar rritjes së kapaciteteve kemi liruar klinika në QKUK dhe Spitalet Rajonale. Kemi shpallur konkursin për 1 500 specializantë. Kemi rekrutuar 375 profesionistë kudër pandemisë. Kemi licensuar 126 laboratorë privat që kryejnë testime. Edhe në Gjermani njihen testet nga Kosova. Kemi siguruar 160 e 500 vaksina kundër gripit sezonal dhe 250 mijë në tenderim. Kurse për vaksinat anti-Covid jemi në diskutime që të sigurojmë për të gjithë popullatën. Tash i kemi 300 respiratorë në funksion falë donatorëve. Falënderim për të gjithë profesionistët shëndetësor, bashkëpunëtorët e mijë, por edhe raporti me juve medie”, tha ai. Të vazhdojmë bashkë që pavarësisht vështirësive jemi të përkushtuar, që ta përmirësojmë shëndetësinë edhe në aspektin legjislativ dhe aktivitet e tjera”./arbresh.info/
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...