Google ADS

Zemaj paralajmëron kthimin e masave shtrënguese

15:48 | 10 Tetor 2020
A Z

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur konferencë për medie për 100-ditëshin e punës së Ministrisë së Shëndetësisë.

Më këtë rast Zemaj tha se, në këtë kohë janë përballur me pandemin COVID19, por sipas tij e kanë menaxhuar në mënyrën më të duhur.

“Pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me Coronavirus do të ketë kontroll rigoroz të masave. Në dy ditët e fundit kemi pasur rritje të numrit të rasteve, duhet të punojmë. Mungesa e disiplinës, por edhe ardhje nga jashtë ka bërë të ketë rritje, kjo na bën të kemi angazhim maksimal”, ka thënë Zemaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme