Një nga portierët më të mirë në botë, Iker Casillas, pësoi një sulm në zemër më 1 maj të vitit 2019.
Shkaku i këtij sulmi, spanjollit iu desh ta përfundonte karrierën më herët.
Ai pësoi sulm në zemër në stërvitje te Porto, pas së cilës kishte përfunduar në spital. Casillas duhej t’i nënshtrohej një operacioni, por kishte një dëshirë, të rikthehej në futboll.
Sidoqoftë, mjekët e këshilluan atë t’i jepte fund karrierës së tij, Iker iu bind atyre dhe e bëri atë. Tani portieri legjendar spanjoll i kujton ato momente.
“Pak njerëz e dinë këtë, Jose Mourinho ishte një nga njerëzit e parë me të cilët fola”, deklaroi fillimisht Casillas, përcjell lajmi.net.
“Përveç kësaj, ai vazhdonte të më telefononte për të pyetur se si isha. Unë kam ndryshuar që nga ajo ditë dhe i jam përkushtuar familjes sime për të kaluar sa më shumë kohë me ta”.
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës