Tabloidët britanikë kanë shkruar për mundësinë e afrimit të Lionel Mesit te “Citizens” sezonin e ardhshëm. Krerët e Cityt duan të përfitojnë nga rasti e po shqyrtojnë mundësinë për të marrë falas sulmuesin e famshëm argjentinas.
Në një intervistë për “The Athletic”, një ndër drejtuesit më të lartë të City Football Group, Omar Berrada, e përshkroi Mesin si futbollistin më të mirë në botë dhe ai deklaroi se çdo klub do të donte ta kishte në gjirin e skuadrës një futbollist të tillë.
Pas situatës konfliktuale që u krijua në momentin e diskutimit të datës së klauzolës, për largimin nga Barcelona, marrëdhënia e Leos me drejtuesit e klubit katalan ka ndryshuar ndjeshëm. Futbollisti më i suksesshëm në historinë e Ligës Spanjolle preferoi që të mos largohet me polemika, pikërisht nga klubi që i dha gjithçka dhe e bëri të famshëm, kështu që gjithçka u mbyll në pamje të parë në paqe dhe pa shumë diskutime.
“Nëse Messi largohet dhe ekziston një mundësi, do ta shqyrtojmë transferimin e tij”, tha ai.
Kuptohet që Mesi është duke pritur fundin e këtij sezoni, për t’u liruar përfundimisht nga të gjitha detyrimet që e lidhin me klubin blaugrana dhe më pas me shumë gjasa do të transferohet në një tjetër ekip, sidoqoftë është e qartë që Klubi i Manchester Cityt dhe trajneri Pep Guardiola ofrojnë edhe alternativat më të mira për Mesin, që gjithsesi në fundin e qershorit të vitit të ardhshëm do të mbushë plot 34 vjeç.
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...